Prishtinë, Inspeksioni detyron kompaninë ta pastrojë rrugën që e ka ndotur

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka bërë të ditur se i kanë shqiptuar gjobë një kompanie pasi që ka ndotur rrugën.

Tahiri ka shkruar se kompania përveç gjobës, detyrohet që ta pastrojë rrugën në prezencë të inspektorëve.

Siç shihet në fotografitë e publikuara nga Drejtori i Inspekcionit, gjoba e shqiptuar është 200 euro.

“Gjobë për ndotje të rrugës. Ndër të tjera, kompania obligohet ta pastrojë në prezencë të inspektorëve”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social “Facebook”, të shtunën.