Prishtinë: Ia grabisin çantën derisa po e mbyllte lokalin

Policia e Kosovës njofton se në Prishtinë, në rrugën “Nazim Gafurri”, mbrëmë rreth orës 22:15 një grua ka raportuar se derisa ishte duke mbyllur lokalin,  një person i panjohur dhe i maskuar pasi e ka sulmuar fizikisht me kondak të armës i ka grabitur një çantë dore dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Sipas Policisë viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK, për t’u liruar pastaj në shtëpi, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.