Trafiku në Prishtinë Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prishtinë, i mituri kapet me një fishek të armës së zjarrit

Një i mitur është shoqëruar në stacionin policor pasi atij i është gjetur dhe konfiskuar një fishek i armës së zjarrit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Zija Shemsiu” në Prishtinë, dje rreth orës  13:00.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.