Prishtinë, i konfiskohet revolja një personi

Dje në rrugën “Fadil Vata” në Prishtinë, pas në kontrollimi i është gjetur dhe konfiskuar një personi një revole.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që gjatë kontrollimit të tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të forcave të rendit.