Ilustrim

Prishtinë: I grabisin kuletën e telefonin, të dyshuarit ende të pa identifikuar

Një burrë ka raportuar mbrëmjen e kaluar se deri sa ishte duke ecur drejt rrugës “B”, i është grabitur kuleta .

Sipas policisë, viktima kishte thënë se tre persona me forcë i kishin grabitur kuletën, në të cilën kishte dokumente, 20 euro dhe një telefon.

Pas grabitjes sipas policisë, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia nuk ka raportuar nëse ndonjëri nga të dyshuarit është identifikuar.