Ilustrim

Prishtinë, i dyshuari ua godet veturën policëve dhe ik nga vendi i ngjarjes

Një person i cili ishte në ndjekje nga ana e policisë, ka goditur veturën e policisë dhe është larguar në drejtim  të panjohur.

Rasti sipas policisë ka ndodhur në rrugën `Xhavit Ahmetí`, në Prishtinë, përderisa njësitet policore gjatë tentimit të ndalimit të një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari , i cili edhe disa herë nuk ju kishte ndalur policisë, në përpjekje për tu larguar ka goditur veturën e policisë.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit, dhe rasti mbetet nën hetime.