foto: Ilustrim

Prishtinë – I dyshuari sulmoi familjaret e tij

Një person i dyshuar për dhunë në familje është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në Prishtinë, derisa i dyshuari kishte sulmuar dy gra familjare.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili  pas një mos marrëveshje në familje i  kishte sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare.  Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raporton 24 orësh të Policisë.