Prishtinë, i dyshuari ia drejton armën personit në lokal gjatë tentimgrabitjes

Një person i dyshuar mbrëmë rreth orës 20:42 kishte hyrë në një lokal në Prishtinë i maskuar duke i drejtuar armën e shkurtër një dëshmitari të ngjarjes.

Sipas raportit të Policisë, dëshmitari kishte arritur ta zmbraps të dyshuarin i cili kishte dalë nga lokali dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe nuk raportohet për të lënduar.

Rasti vazhdon të hetohet.