Prishtinë, hasen 104 aparate për prodhimin e kriptovalutave

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një lokacion të dyshuar janë hasur 104 aparate për prodhimin e kriptovalutave Bitcoin, ku për 55 prej tyre nuk është prezentuar dokumentacioni i nevojshëm.

Këto më pas janë sekuestruar nga zyrtarët e Doganës së Kosovës.

Të gjitha veprimet janë marrë në konsultim dhe koordinim prokurorin dhe gjyqtarin kujdestar.

Rasti vazhdon të hetohet.