FOTO ILUSTRIM

Prishtinë, hajnat i hynë në banesë

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Prishtinë.

Sipas Policisë, ankuesi ka raportuar se persona të panjohur me përdorim të forcës kishin depërtuar në banesën e tij dhe kishin kryer vjedhje.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin.

Rasti ka ndodhur të premten ndërmjet orës 11:00 dhe 23:30.