Prishtinë, hajnat i hynë në banesë dhe i grabitën para

Një rast i grabitjes ka ndodhur në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, mbrëmë rreth orës  20:10.

Sipas raportit të Policisë, viktima ka njoftuar se dy të dyshuar të gjinisë mashkullore me maska anti-COVID kanë hyrë në banesën e tij dhe përmes kanosjes, duke e mbështetur viktimën për muri, kanë arritur t’i marrin para të gatshme dhe dokumente personale.

Nuk raportohet për të lënduar.

Rasti, i cili po trajtohet si grabitje, është nën hetime.