FOTO ILUSTRIM

Prishtinë, hajnat e maskuar vjedhin 15 shtëpiza kompjuteri

Një qytetar i Prishtinës ka raportuar në Polici dje në mëngjes se persona të panjohur e të maskuar me forcë kanë depërtuar në lokalin e tij.

Të dyshuarit aty kanë vjedhur pesëmbëdhjetë shtëpiza kompjuteri.

Policia thotë se nuk ka të arrestuar porse rasti, i cili po trajtohet si vjedhje e rëndë, është duke u hetuar.