Ilustrim

Prishtinë, gruaja viktimë e dhunës fizike nga burri

Një grua dyshohet se ishte viktimë e dhunës fizike të ushtruar nga bashkëshorti i saj.

Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 23:10 në Prishtinë.

Policia njofton se viktima ka thënë se i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit.

Viktimës i është dhënë ndihma mjekësore.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.