Prishtinë, gruaja rrahet nga burri dhe nëna e saj

Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga burri dhe nëna e saj.

Sipas Policisë së Kosovës, ajo ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Ndërsa lidhur me rastin dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:40 në Prishtinë.