Policia e Kosovës

Prishtinë, gruaja raporton në Polici se është kanosur nga një burrë që gjendet jashtë vendit

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetase e Kosovës në Prishtinë ka raportuar që në vazhdimësi është kanosur nga i dyshuari.

Sipas Policisë, i dyshuari gjendet jashtë shtetit.

Rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 17:00 të martën.

Policia rastin e ka iniciuar si dhunë në familje dhe  kanë njoftuar se janë duke e hetuar.