Ilustrim
Prishtinë - Gruaja dyshohet se plagosi aksidentalisht veten
07.12.2019 - 12:34
Gjatë ditës së djeshme, policia kishte marrë informacion për të shtëna me armë. Ngjarja kishte ndodhur në rrugën “Sylejman Jashari” në Prishtinë.
Një grua e cila sipas raportit policor përshkruhet se deri sa ishte duke pastruar shtëpinë ku po punonte, aksidentalisht ka shkrepur një armë dhe ka plagosur veten.
E njëjta ka pranuar tretman mjekësor pas lëndimeve të marra nga plagosja.
Në vendin e ngjarjes është konfiskuar pistoleta me katër fishek pronë e një personi tjetër.
Nga i dyshuari është konfiskuar edhe një pushkë gjuetie me leje të skaduar.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.