Ilustrim

Prishtinë, grabitje me armë në këmbimore

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 17:00 në rrugën ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë, është grabitur një këmbimore.

Sipas njoftimit të policisë, një punëtore ka informuar se derisa ishte në punë, një person i panjohur nën presion të armës së zjarrit i ka grabitur të hollat nga arka dhe gjithashtu i njëjti person ka grabitur 100 eruo para të gatshme nga një klient.

Policia ka njoftuar se nuk ka pasur të lënduar, ndërsa nuk ka dhënë detaje të tjera për grabitësin.