Prishtinë, goditet për vdekje këmbësorja 57-vjeçare

Një 57-vjeçare është goditur nga një veturë rreth orës 17:30 në lagjen “Veternik”, në Prishtinë.

Si pasojë e plagëve ajo ka vdekur.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja 57-vjeçare, e cila nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të marra dhe e njëjta ka ndërruar jetë”, ka thënë ajo.

Ahmeti ka treguar se ende nuk dihet se kush ka qenë ngasësi i veturës.

“Njësiti i hetimeve të trafikut rrugor janë duke punuar në identifikimin e ngasësit të automjetit”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tregoi se është duke u punuar për ndriçimin e rrethanave të këtij aksidenti.