Ilustrim

Prishtinë: Goditet nga plumbi qorr në oborr të shtëpisë

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit katër raste janë hapur në polici për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Një person ka raportuar se deri sa ishte në oborrin e tij të shtëpisë është goditur nga një plumb qorr.

Ngjarja ka ndodhur menjëherë pas ndërrimit të motmoteve  në rrugëb “Bistrica Ilirie” në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar ne QKUK-në, dhe është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit.

Një rast tjetër është raportuar në rrugën “Aziz Kelmendi” në Prishtinë. Policia ka gjetur dhe konfiskuar nëntë gëzhoja të një kalipri të panjohur.

Rasti sipas policisë është duke u hetuar.

Në fshatin Sfeqel të Komunës së Podujevës, një person ka raportuar në polici se vetura e tij është goditur nga një plumb qorr.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një predhë. Policia nuk ka raportuar për ndonjë të lënduar ndërsa ka shtuar se rasti po hetohet.

Një rast i ngjashëm si më lart është raportuar në Fushë Kosovë. Sipas policisë ankuesi ka raportuar se vetura e tij është goditur nga një plumb qorr.

Policia nuk ka raportuar për të lënduar ndërsa rasti është duke u hetuar.