Prishtinë, godet me veturë një të mitur dhe ik nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka njoftuar se një i dyshuar me veturë nga pakujdesia ka goditur një person të mitur dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Sipas policisë, vetura më pas është gjetur e braktisur dhe është konfkisuar.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar.