
Prishtinë, gjyshja raporton se nipi i saj keqtrajtohet nga babai i tij
06.7.2022 - 12:02
Një grua në Prishtinë ka raportuar në Polici se nipi i saj (djali i vajzës), largohet nga shtëpia dhe keqtrajtohet nga babai i tij.
Sipas saj, viktima i cili është fëmijë nuk mund të takohet më nënën e tij pasi që prindërit janë të ndarë.
Policia ka njoftuar se viktima është intervistuar në prezencën e zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale ndërsa i dyshuari nuk është hasur nga policia.
“Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, viktima është vendosur në strehimore”, ka njoftuar PK.
Rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftimin e Policisë.