Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Prishtinë, gjykata mbyll 925 raste për dy javë

Gjykata në Prishtinë ka bërë të ditur se ka përfunduar 925 brenda pjesës së dytë të prillit, në një kohë kur aktivitetet e gjykatës janë reduktuar si pjesë e masave për luftimin e pandemisë së coronavirusit.

Në një komunikatë, gjykata në Prishtinë tha krahas rasteve urgjente ka marrë në shqyrtim edhe lëndë të rregullta në të gjitha lëmitë që gjykon.

“Në raportin e punës së kësaj gjykate, përfshirë edhe degët e saj, për periudhën kohore 16.03.2020 deri më 30.04.2020 rezulton të jenë përfunduar 925 lëndë. Ky raport gjithashtu vë në pah se vetëm në kuadër të zyrës së Kryetares së Gjykatës janë nxjerr 210 Vendime që kanë të bëjnë me shlyerjen nga evidence penale, njohjet e vendimeve të huaja, ekzekutim dënimi me burg dhe gjobë, lirime të parakohshme, përjashtime të gjyqtarëve, bashkëpunim juridik ndërkombëtarë etj”, thuhet në një njoftim të gjykatës.

Kjo gjykatë tha se me degët e saj në Podujevë, Lipjan, Graçanicë dhe Drenas ka pranuar gjithsej 1,705 lëndë të të gjitha lëmive ku të gjitha janë regjistruar dhe janë ndarë te gjyqtarët për procedim përmes sistemit automatik të programit SMIL.

“Ky aktivitet është realizuar nga gjyqtarët e kësaj gjykate të përkrahur nga stafi administrativ esencial, por edhe stafi tjetër të cilët vullnetarisht kanë vazhduar të paraqiten në vendet e tyre të punës”, thuhet më tutje në njoftim.

Sipas njoftimit, Gjykata në Prishtinë është përkujdesur që stafi i cili ka punuar, të jetë sa më i sigurt duke dezinfektuar objektet e gjykatës dhe duke i pajisur me masa mbrojtëse kundër infeksionit Covid 19, pajisje të cilat  gjykata i ka pranuar  si donacion nga Qendra Emergjente e Ministrisë së Shëndetësisë.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!