
Foto: Pixabay
Prishtinë - Gjuan me armë zjarri në ajër, derisa po lëvizte me motoçikletë
11.2.2025 - 10:39
Në Raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar se një burrë në rrugën “Emin Duraku”, në Prishtinë ka shtënë me armë zjarri, derisa ka qenë në lëvizje me një motoçikletë.
I njëjti pasi ka shtënë me armë është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa Policia njofton se nuk ka lëndime në njerëz.
“Është raportuar se një person i panjohur, derisa ka qenë në lëvizje me një motoçikletë, ka shtënë me armë zjarri në ajër dhe është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për lëndime në njerëz.” – thuhet në Raportin 24-orësh, më 11.02.2025.
Ndërkaq, sipas Policisë rasti është duke u hetuar.
Në Raportin e Policisë rasti është cilësuar si: “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.