Ilustrim

Prishtinë, gjuajtje me armë zjarri në lagjen 'Ulpiana', një person i plagosur

Rreth orës 18:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zajrri në lagjen ‘Ulpiana’ në Prishtinë.

Sipas Agron Borovcit, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës, një person është palgosur nga arma e zjarrit.

“Rreth  orës 18:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit”, ka thënë Borovci për KALLXO.com

Tutje, sipas Borovcit, personi i plagosur është dërguar për trajtim në QKUK, kurse i dyshuari është arrestuar nga Policia dhe i është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë përdorur në rast.