Prishtinë, gjendet vetura e vjedhur

Policia njofton se mbrëmë rreth orës 22:00 është gjetur në “Rrugën B”, në Prishtinë, një veturë që ishte vjedhur.

Sipas njoftimit, vetura është gjetur pas një pune operative të Policisë.

Automjeti është gjetur i braktisur në Prishtinë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, automjeti është sekuestruar për ekzaminim.

Rasti nën hetime.

Policia nuk ka njoftuar se kur ishte vjedhur vetura në fjalë.