Ilustrim - Policia në aksion

Prishtinë – Gjendet vetura e vjedhur disa muaj më parë

Një veturë e cila ishte vjedhur muaj më parë në Prishtinë, është gjetur nga Policia e Kosovës. Policia ka njoftuar se disa persona të maskuar kanë hyrë në një lokal dhe më pas të njëjtit kishin iku me veturë.

Njësia policore ka arritur të gjejë veturën të braktisur. Ndërsa pas verifikimit është kuptuar që vetura ishte vjedhur disa muaj me parë nga një i dyshuar.

Kurse vjedhja e veturës së gjetur ishte raportuar me 21 mars rreth orës 19:00 në rrugën “Kujtim Spahivogli”,  Prishtinë.