Prishtinë, gjendet një person pa shenja jete në shtëpinë e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë në orët e vona të ditës së martës.