Prishtinë, gjendet një person i vdekur

Një person i moshës 57 vjeçare është gjetur i vdekur në rrugën “Isa Kastrati” në kryeqytet.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Me 14.10.2019, ora 18:37 në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë është raportuar për një person (v. lindjes 1962) pa shenja jete. Njësitet policore menjëherë kane dalë në atë lokacion, përderisa ekipet e ndihmës së parë kanë konfirmuar vdekjen e tij”, ka thënë Hoxha.