Ilustrim

Prishtinë, gjendet një person i vdekur në një barakë te Stacioni i Trenit

Në rrugën “Tirana” në Prishtinë, në një barakë tek Stacioni i Trenit, është gjetur një burrë pa shenja jete.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse.

Ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ngjarja ka ndodhur dje dhe Policia e Kosovës e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë.