Prishtinë, gjendet i vdekur një shtetas i huaj

Tre persona kanë raportuar në Policis se kanë gjetur pa shenja jete viktimën, shtetas i huaj, në banesën ku po jetonte.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë.