Prishtinë, gjendet i vdekur një person

Një person është gjetur sot pa shenja jetë në një shtëpi të braktisur në Prishtinë.

Njësiti policor është në vendin e ngjarjes.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Me datë 27.09.2020 në ora 09:52 është pranuar një informatë se në një shtëpi të braktisur, një person është pa shenja jete. Policia menjëherë ka dal ne vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet tjera relevante dhe pas hetimeve qe janë në proces dhe pranimit të raporteve nga kompetentet do te njoftoheni per detajet tjera”, ka thënë Hoxha.