Foto-ilustrim

Prishtinë, gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një 79-vjeçar

Një burrë rreth 79-vjeçar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se lidhur me rastin fillimisht ishin njoftuar nga një qytetare.

Sipas Krasniqit, qytetarja në ora 17:24 kishte njoftuar Policinë se një i afërm i saj nuk po lajmërohej në telefon.

“Policia së bashku me ankuesen kanë shkuar në rrugën ‘Vushtrria’ Prishtinë, kanë hyrë në shtëpinë e një qytetari dhe të njëjtin e kanë gjetur të shtrirë në tokë” – ka thënë Krasniqi.

Tutje zëdhënësi ka treguar se në vendin e ngjarjes është ftuar edhe njësia e Emergjencës, e cila ka konstatuar se personi është i vdekur.

Tutje ai ka thënë se Policia është duke e trajtuar rastin si vdekje e dyshimtë.