Prishtinë, gjendet i vdekur në rrugë një person

Një person i moshës rreth 60-vjeç është gjetur i vdekur në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 18:40 kemi marrë informatë se një person është hasur i shtrirë në tokë në rr.”Mark Isaku”. Njësia policore ka dale në vendngjarje  dhe ka ftuar edhe ekipin e mjekëve emergjentë me ç’rast është konfirmuar se personi është pa shenja jete. Personi është i gjinisë mashkullore, rreth 60-vjeç”, tha për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për rrethanat e vdekjes së personit.