Prishtinë, gjendet i gjallë 84-vjeçari i zhdukur dje

Pjesëtarët e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim e kanë gjetur personin e moshuar, i cili që nga dje pasdite konsiderohej i zhdukur.

84-vjeçari është gjetur sonte rreth orës 22:30 në zonën te antena në lagjen “Kolovica” në Prishtinë.

Mentor Maloku, nënkryetar i Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, tha për KALLXO.com se personi është gjetur në gjendje të mirë, por nuk ka mundur të lëvizte për shkak se kishte rënë në një gropë.

Maloku tha se personi është dërguar me autoambulancë në Emergjencë në QKUK.