Ilustrim

Prishtinë, gjendet e vdekur një 39-vjeçare

Një 39-vjeçare është gjetur e vdekur sot pasdite në një shtëpi në Prishtinë.

Burime të KALLXO.com thonë se viktima është gjetur e varur.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Florie Ahmeti, ka thënë se rreth orës 15:00 Policia ka marrë informatën se në rrugën “Demë Ahmeti” në Prishtinë gjendet një person pa shenja jete.

“Me të marrë informatën Policia ka dalë në vendin e ngjarjes me ç’ rast ka hasur viktimën e gjinisë femëror M.I. 39 vjeç, e cila ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Ndërkohë që njësitet policore janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ka ndodhur ky rast, i cili është cilësuar si vdekje e dyshimtë.