Ilustrim

Prishtinë, gjendet e vdekur në banesë një 31-vjeçare

Një 31-vjeçare është gjetur pa shenja jete brenda një banese në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Vdekja ka ndodhur rreth orës 21:00.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi ka njoftuar se në vend të ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe njësia e Forenzikës.

”Ju njoftojmë se me daten 13.05.2020 në ora 21:00, Policia ka pranuar informatë për një person të gjinisë femërore pa shenja jete brenda në një banese, e cila gjendet ne rr.”Agim Ramadani” në Prishtinë. Njesia Reaguese policore ka dal në vend të ngjarjes, së bashku me ekipin mjeksore të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femrore rreth 31 vjeçare”, ka thënë Krasniqi.