Prishtinë, fluks i qytetarëve për të marrë shërbime në komunë, javën e kaluar Kamenica zgjati orarin e punës

Numër i madh i qytetarëve ia kanë mësyrë objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës për të marrë shërbime.

Në këtë foto të siguruar nga KALLXO.com shihet numri madh i qytetarëve teksa presin ta marrin shërbime në komunë.

Këto pamje janë në pjesën ku bëhen kryesisht pagesat për tatime në pronë, kurse pjesa tek marrja e certifikatave është më e qetë.

Tani me ardhjen e bashkatdhetarëve nga diaspora pritet që ky numër të jetë i tillë edhe për disa javë me radhë.

Komuna e Prishtinës shërbimet për qytetarë i fillon nga ora 09:00-16:00.

Në anën tjetër, Komuna e Kamenicës, javën e kaluar mori vendim që të zgjasë orarin e punës për disa ditë si shkak i fluksit të madh të qytetarëve.

Kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati ka marr vendim që deri më datë 25 dhjetor të punohet me orar të zgjatur, e hënë-e shtunë nga ora 08:00 deri 18:00.

Komuna e Prishtinës, qytetarët duke pritur për shërbime