Prishtinë, fillon vendosja e pritoreve të reja për autobusë

Komuna e Prishtinës ka nisur r vendosjen e pritoreve të reja për autobusët urban, që do jenë të pajisura me panel informues.

“Fillon vendosja e pritoreve të reja, në secilin stacion do të ketë informata për linjat dhe kohën e ardhjes së autobusëve,” thuhet në postimin e Komunës.

Ndërrimi i pritoreve është pjesë e planit të mobilitetit për komunën e Prishtinës.