Prishtinë, fillojnë inspektimet në çerdhet private

Inspeksioni i Komunës së Prishtinës ka nisur inspektimin në çerdhet private për kushtet sanitare të tyre.

Këtë e ka bërë ditur, drejtori i Inspekcionit, Adonis Tahiri përmes një postimi në Facebook, ku tha se kjo po bëhet për një mjedis më të sigurt.

“Ekipet e Inspeksionit po inspektojnë secilën çerdhe private brenda zonës së tyre, për të parë nga afër nëse po iu përmbahen kushteve sanitare. Kësisoj kujdesemi që më të vegjlit tanë të jenë sa më të sigurt në mjedisin ku kalojnë ditën, ku flenë e ku ushqehen”, ka thënë Tahiri.