Prishtinë, festë e "çmendur" e motoristëve në lagjen "Kalabria" (VIDEO)

Disa persona kanë festuar e bërë zhurmë me motoçikleta në lagjen “Kalabria” në Prishtinë duke shqetësuar banorët e zonës.

Banorët e shqetësuar, kanë dërguar video në adresë të KALLXO.com. Sipas tyre, kjo zhurmë është bërë në prezencë të dy policëve.

Përpos zhurmës, në video shihen edhe dy persona që mbajnë në dorë mjete piroteknike.