Prishtinë e Graçanicë, tri raste të dhunës në familje

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici, të cilat kanë ndodhur në dy qytete të ndryshme të Kosovës.

Dy raste kanë ndodhur në Prishtinë. Një grua ka raportuar se në vazhdimësi ka pasur dhunë nga burri i saj.

Rasti ka ndodhur më 30.07.2024. Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në rastin tjetër në Prishtinë, një person dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë dhe vëllanë e tij.

Rasti ka ndodhur më 31.07.2024, rreth orës 01:10.

“Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes” – thuhet në njoftimin e Policisë, më 01.08.2024.

Rasti i tretë i dhunës në familje është raportuar se ka ndodhur në Graçanicë, më 31.07.2024, rreth orës 20:50.

Një burrë dyshohet se në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht gruan e tij.

Gruaja është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pasi është arrestuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.