Prishtinë, dyshohet se një klient i marketit pagoi me 500 euro të falsifikuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se një menaxhere e marketit ka raportuar që në market është bërë një pagesë me kartëmonedhën 500 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dy ditë më parë në Prishtinë, ndërsa gruaja e ka raportuar dje rastin e falsifikimit të parasë.

Policia njofton së njësiti policor është duke u marrë me rastin.

“Monedha në fjalë është sekuestruar për procedura hetimore”, thuhet në njoftim.