Ilustrim

Prishtinë: Dyshohen se vodhën veturën, më pas u aksidentuan me të

Tre persona po dyshohen se duke kërcënuar me armë kanë vjedhur një veturë, me të cilën më pas u aksidentuan.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Hazir Haxholli” në Prishtinë, dje në orën 19:36.

Viktima ka raportuar në polici se i janë vjedhur edhe para e një telefon.

“Pas kryerjes së veprës të dyshuarit me veturën e viktimës kanë ikur nga vendi i ngjarjes duke u aksidentuar në rrethojën e një kompanie private ku e kanë braktisur veturën. Rasti nën hetime nga njësitë relevante.” – njofton Policia e Kosovës.

Rasti i cilësuar si grabitje është duke u hetuar nga njësitë relevante.