Ilustrim

Prishtinë, dy të arrestuar për sulm seksual

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy burra në dy raste të ndara, nën dyshimin për sulm seksual ndaj tri grave.

Rasti i parë ka ndodhur të enjten pas mesnate, ku një person dyshohet se ka sulmuar seksualisht dy gra. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa rasti i dytë, sipas Policisë së Kosovës, ka ndodhur me 4 korrik të këtij viti, por që i dyshuari është arrestuar dje me 8 shtator.

Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.