Foto: Ilustrim

Prishtinë, dy të arrestuar për marihuanë e heroinë

Policia e Kosovës i ka arrestuar dy persona për posedim të drogës në Prishtinë, të mërkurën rreth orës 14:30.

Sipas PK-së, gjatë kontrollimit të dyshuarve i janë gjetur dhe konfiskuar 8.6 gram substancë narkotike e llojit “Marihuanë” dhe 2.5 gram substancë narkotike e llojit “Heroinë”.

“Pas kontrollimit të shtëpisë të njërit nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 5.7 gram substancë narkotike e llojit ‘Marihuanë’”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.