Prishtinë, dy të arrestuar për dhunë në familje dhe armë pa leje

Hetuesit e stacionit policor veriu në Prishtinë kanë arrestuar mbrëmë dy persona.

Njëri i dyshuar për dhunë në familje e tjetri për armëmbajtje pa leje.

Policia ka konfiskuar një armë të tipit “TT”, dy karikatorë dhe 12 fishekë.

Për të dyshuarit janë iniciuar raste për veprat “Dhunë në familje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

Këto arrestime janë bërë në kuadër të veprimeve operative që po kryen Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale.