Foto: Ilustrim

Prishtinë, dy burra tentojnë ta rrëmbejnë një grua

Një tentim rrëmbim ka ndodhur dje në Prishtinë, në rrugën “Hasan Prishtina”.

Dy të dyshuar kanë tentuar ta rrëmbejnë një grua, me të cilën njëri nga të dyshuarit kishte bashkëjetuar.

Policia ka bërë të ditur se dy të dyshuarit janë arrestuar dhe se me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në orën 15:45.