Prishtinë: Dy burra rrahin gratë

Dy raste të dhunës në familje janë shënuar në Prishtinë.

Të dyja rastet kanë pasur të bëjnë me dhunë fizike dhe psikike nga burrat ndaj grave të tyre.

Sipas Policisë njëri rast ka ndodhur të premten rreth orës 20:00 dhe viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Kurse rasti tjetër ka ndodhur dje rreth orës 08:00 dhe po ashtu viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.