FOTO ILUSTRIM

Prishtinë, djali rrahet e kanoset me thikë nga babai i dehur

Një person ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht dhe është kanosur me thikë nga babai i tij.

Sipas njoftimit të Policisë, babai ishte nën ndikimin e alkoolit.

Rasti ka ndodhur dje në ora 1:00 pas mesnate në Prishtinë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.