Foto: Pixabay

Prishtinë dhe Obiliq - Arrestohen tre të mitur nën dyshimin për sulm fizik e therje me thikë

Në Raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar një lëndim i rëndë trupor dhe një lëndim i lehtë trupor, në të cilët janë arrestuar tre të mitur dhe një i dyshuar.

Në Prishtinë janë arrestuar dy të dyshuar: njëri prej tyre i mitur, pasi dyshohet se ditë më parë kanë sulmuar fizikisht një të mitur tjetër. 

Policia njofton se rasti ka ndodhur më 14.02.2025, rreth orës 22:00 dhe është trajtuar si “lëndim i rëndë trupor”.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të Prokurorit, i dyshuari i mitur është liruar, ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje.” – thuhet në njoftimin e Policisë, më 19.02.2025.

Në Obiliq janë arrestuar dy të mitur, pasi dyshohet se kanë therur me thikë një të mitur.

Rasi dyshohet se ka ndodhur më 18.02.2025, rreth orës 14:00 dhe është trajtuar si “lëndim i lehtë trupor”.

Policia ka njoftuar se i mituri i cili është therur është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.

Sipas Policisë, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.